Vdes analisti i njohur Janusz Bugajski, reagon gazetari Biberaj: I pikëlluar, botimet e tij ndikuan në mënyrën si e kuptojmë rajonin

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Gazetari dhe analisti i njohur, Elez Biberaj, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tij të afërt, Janusz Bugajski, një prej njohësve më të spikatur të çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit.

Postimi:

U prehsh në paqe, Janusz Bugajski

U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve të Euroazisë, një autor i palodhur, botimet e të cilit ndikuan thellësisht në mënyrën si e kuptojmë këtë rajon. Ai ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje të demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit.

Janusz ishte një i ftuar i rregullt dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, ku analizat e tij dalloheshin gjithmonë për qartësinë, parimet dhe njohuritë e thella.

Gjatë viteve kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht për çështje që lidhen me Ballkanin. E admiroja jo vetëm për zgjuarsinë e tij, por edhe për ndershmërinë, humorin fin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave që besonte.

Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të.

Do të më mungojë shumë.

U prehsh në paqe, Janusz.

Vdes analisti i njohur Janusz Bugajski, reagon gazetari Biberaj: I pikëlluar, botimet e tij ndikuan në mënyrën si e kuptojmë rajonin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *