Shekerinska: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se s’ka pasur rrezikim të sigurisë së Kosovës nga dronët serbë.

Shekerinska ka thënë se ajo që është e sigurt është se KFOR është përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës

“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo tha se fakti që Kosova nuk kishte kërcënime sigurie është gjë e dobishme dhe se “ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun”.

Shekerinska: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *