Një veturë përplas një këmbësore në Prishtinë

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një këmbësore ka mbetur e lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e goditjes nga një veturë në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Ai shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /21Media

Një veturë përplas një këmbësore në Prishtinë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *