Mira Murati shpallet ”Qytetare Nderi” nga Bashkia e Vlorës

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Bashkia  Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”.

Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjepali. Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë.

Mira Murati nuk ishte vetë prezentë, por titullin në emër të saj e tërhoqi nëna, që shprehu mirënjohjen.

Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha:

“Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe si familje. Pavarësisht se Mira tani jeton dhe punon jashtë, ajo ndjek me shumë vëmendje dhe interes zhvillimet dhe rrugën e Shqipërisë dhe të qytetit të saj, Vlorës. Shpreh në emër të Mirës dhe familjes tonë mirënjohjen më të thellë për Shqipërinë dhe Vlorën për këtë vlerësim dhe ju uroj suksese të gjithëve në punën dhe kontributin tuaj për qytetin”.

Mira Murati është një drejtuese biznesi shqiptaro-amerikane, e lindur dhe rritur në Vlorë, më 16 dhjetor 1988.

Ajo lançoi një startup të inteligjencës artificiale të quajtur Thinking Machines Lab në shkurt të vitit 2025. Më parë ajo ishte drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI.

Mira Murati shpallet ”Qytetare Nderi” nga Bashkia e Vlorës
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *