KQZ numëron mbi 50% të fletëvotimeve nga diaspora

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Nga KQZ bëhet e ditur se prej pasdites së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50%.

Kurse nga ora 14:00 e ditës së shtunë, në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës. /21Media

KQZ numëron mbi 50% të fletëvotimeve nga diaspora
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *