Izraeli pezullon shpërndajren e ndihmave në Gaza

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Izraeli ka njoftuar se do të pezullojë shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës deri në një njoftim të ri, ka thënë një zyrtar i sigurisë.

“Sipas udhëzimit të nivelit politik, dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës është ndalur deri në njoftimin e radhës, pas shkeljes së hapur të marrëveshjes nga ana e Hamasit,” ka deklaruar zyrtari.

Ky vendim vjen pasi ushtria izraelite e ka akuzuar Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit – akuzë që grupi militant e ka mohuar.

Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes më 10 tetor, qindra kamionë me ndihma kishin hyrë çdo ditë në territorin e Gazës.

Në gusht, ekspertë të mbështetur nga OKB-ja kishin konfirmuar se në këtë territor po ndodhte një uri e madhe, si pasojë e bllokadës së mëparshme ndaj dërgesave të ndihmave./BBC

Tre palestinezë të vrarë nga sulmi ajror izraelit në Nuseirat të Gazës

Izraeli pezullon shpërndajren e ndihmave në Gaza
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *