Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Figure 03
Ok, pra, nëse Alexa të ka ndihmuar të gjesh recetën e byrekut, Figure 03 është gati ta bëjë vetë byrekun — ta presë, ta pjekë dhe ndoshta ta hajë edhe vetë .
Ky është roboti më i ri humanoid që s’është më thjesht “një makineri që ecën”, por një lloj dhëndri me AI për shtëpinë. Ai sheh, dëgjon, flet, pastron, mban mend, ngarkon të dhëna në cloud dhe s’lodhet kurrë. Me sistemin e tij “Helix”, ky djalë metalik mëson direkt nga njerëzit, pra nëse e sheh gjyshja duke e pastruar tavolinën gabim, do ta ndreqë vetë nëna duke i thënë “jo ashtu moj nënë, shiko si bëhet!”
Në shtëpi? Mami do bjerë rehat më në fund. S’ka më “a i lave rrobat”, “nxirr qenin”, apo “më sill çantën”. Figure 03 ka trup me sfungjer e tekstil që s’të dëmton nëse përplasesh me të, e karikon vetë veten (wireless, natyrisht), dhe ka një sistem zëri që dëgjon më mirë se babi.
Në fabrikë? Ky robot është aq i aftë sa mund të zëvendësojë gjysmën e stafit që rri në telefon. Punon 24/7 dhe karikohet në këmbë si superheronjtë.
Por prit, Figure 03 është menduar edhe për masën: prodhohet në fabrikën BotQ, që mund të bëjë 100 mijë robotë në katër vite. Jepi gjyshes një të tillë, dhe e gjen duke i thënë: “Figure, hajde pi një kafe se je lodhur të keqen nëna.”
Në fund të ditës, ky s’është më një robot – është dhëndri që s’fle kurrë gjumë, por të lan enët, të pastron dhomën dhe s’ankohet kurrë. Dhe po, ndoshta, mami do rehatohet për ca kohë…derisa të gjejë ndonjë ankesë tjetër.