Bella Hadid shqetëson fansat! E lodhur dhe e pasigurt në pasarelën e Victoria’s Secret?

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Fansat e Bella Hadid janë alarmuar pas paraqitjes së saj të fundit në pasarelën e Victoria’s Secret 2025, ku supermodelja u pa dukshëm e lodhur dhe e pasigurt gjatë ecjes.

Një video që është bërë virale në TikTok tregon Hadid-in, e cila mbante krahë të mëdhenj prej 22 kilogramësh, teksa përpiqej të ruante ekuilibrin dhe ritmin në skenë.

Pamjet kanë ngjallur shqetësim të madh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues vunë re se modelja dukej e tensionuar dhe e pafuqishme.

Dukej sikur do të rrëzohej në fund të pasarelës

-komentoi një ndjekës, sipas “Daily Mail”.

Shumë fansa kritikuan organizatorët e sfilatës për vendimin që t’i jepnin Hadid-it një rekuizitë kaq të rëndë, duke marrë parasysh problemet e saj shëndetësore. Vetëm pak javë më parë, 29-vjeçarja ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte ndjekur trajtime për sëmundjen kronike Lyme.

Modelja ka folur hapur më parë për betejat e saj me depresionin dhe ankthin, ndërsa fansat shprehen se ajo duhet të vendosë shëndetin përpara çdo angazhimi profesional.

Megjithatë, shumë e vlerësuan për përkushtimin dhe profesionalizmin që tregoi në pasarelë, pavarësisht gjendjes së saj të dukshme të lodhjes.

Bella Hadid shqetëson fansat! E lodhur dhe e pasigurt në pasarelën e Victoria’s Secret?
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *