Emërohet CEO i ri i Armani, njihuni me Giuseppe Marsocci!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Giuseppe Marsocci është shefi i ri ekzekutiv i shtëpisë së modës Armani, i emëruar nga stilisti i ndjerë që ndërroi jetë në shtator. Ai do ta marrë menjëherë rolin e ri. Marsocci punon në kompani prej 23 vitesh dhe për gjashtë vitet e fundit ka qenë shefi global i shitjeve. Giorgio Armani kishte kontroll të plotë mbi perandorinë e ngritur 50 vite më parë, por tani po ngrihet një strukturë e re për fazën e radhës. 61-vjeçari do të mbikëqyrë shitjen e planifikuar të 15% të aksioneve që kanë prioritet t’u jepen LVMH, L’Oreal OREP.PA, EssilorLuxottica ESLX.PA ose një grupi tjetër “të barabartë” siç thuhet në testamentin e Armani.

“Përvoja e tij profesionale ndërkombëtare, njohja e thellë e sektorit dhe kompanisë, fshehtësia, besnikëria, shpirti i skuadrës bashkë me afrimitetin me Armani në vitet e fundit, e bëjnë Giuseppe zgjedhjen më të natyrshme për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e skicuar nga themeluesi”, tha partneri i Armani dhe shefi i dizenjove të veshjeve për meshkuj, Pantaleo Dell’Orco.

Së fundmi, Dell’Orco është caktuar për të drejtuar Giorgio Armani Foundation që kontrollon 30% të të drejtave të votimit në perandorinë e biznesit. Vetë ai kontrollon rreth 40% të të drejtave të votimit të grupit. Vendosja e Marsocci në krye ishte propozuar njëzëri nga Giorgio Armani Foundation. Mbesa e Armani, Silvana, e cila është në krye të veshjeve për femrat, do të marrë rolin e zëvendëspresidentes.

Rikujtojmë, se ishulli i vogël italian i Pantellerias po planifikon të riemërtojë aeroportin e tij, në nder të stilistit të ndjerë të modës Giorgio Armani, i cili shpesh i kalonte pushimet verore në pronën e tij atje. Armani, i cili ndërroi jetë në moshën 91 vjeç, kishte një pronë të madhe në ishull, i cili shtrihet midis Siçilisë dhe Tunizisë në Mesdhe, dhe do ta përdorte atë si vendpushim me familjen dhe miqtë kur të merrte një pushim të rrallë nga puna gjatë muajit gusht.

Emërohet CEO i ri i Armani, njihuni me Giuseppe Marsocci!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *