I gjenden narkotikë, arrestohet 18 vjeçari

featured
Press Online
16 Tetor 2025, 12:52

MPB Maqedoni njofton se më (15.10.2025) në orën 19:30 në Shkup, në zonën e komunës Aerodrom, oficerët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të SPB Shkup e privuan nga liria H.V. (18) nga Shkupi.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokaleve të tjera, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një shiringë e mbushur me lëng.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë raport përkatës”, njofton MPB.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter