Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për humbjen në Drenas, tha se ka lënë një shije të hidhur, ku shtoi se kjo është përsëritje e ndarjes së elektoratit të saj në këtë komunë.
Pavarësisht kësaj, PDK ka shprehur besimin se përkrahja tradicionale për të do të vazhdojë në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Teksa Krasniqi i ka uruar fitoren, kryetarit të zgjedhur, Ramiz Lladrovcit.
“Natyrisht, na la një shije të hidhur humbja në Drenas. Ishte përsëritje e situatës së para katër vjetëve kur elektorati ynë u nda në dy taborë por këtë herë, kandidati i PDK-së e mori besimin e qytetarëve. Kryetarit të zgjedhur ia uroj fitoren dhe shpresoj se do të punoj në të mirë të qytetarëve të komunës. Më vjen keq që edhe në këtë garë lokale, qytetarët e Drenasit u vendosën në një pozitë të vështirë nga konfuzioni i fushatës së kandidatëve por besoj shumë se realiteti, besimi, mbështetja e përhershme për PDK-në në zgjedhjet nacionale do të vazhdojë…”, shtoi ai.
Këtë deklaratë, kryetari i PDK-së e ka bërë në konferencën për mediat pasditën e sotme./21Media




