Klisman Cake: “Që kur luaja në rrugë mendoja për Kombëtaren”

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Pas një sfide spektakolare të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ku Kombëtarja jonë fitoi 4-2 me Jordaninë, një lojtar i ri ra menjëherë në sy sapo u aktivizua.

Bëhet fjalë për Klisman Caken, 26 vjeçarin që aktivizohet për Shkëndijën e Tetovës. Cake u aktivizua në pjesën e dytë, minuta 46-të dhe menjëherë u ambientua mjaftë mirë me skuadrën, duke bllokuar disa herë kundërshtarët dhe duke dhënë disa topa mjaft interesant drejt repartit ofensiv. Pas përfundimit të ndeshjes 26 vjeçari u shpreh se ndihej tejet i emocionuar dhe se kishte kohë që e priste këtë moment.

“Nuk di çfarë të them. Jam shumë i emocionuar. Ishte një debutim i mirë dhe më e rëndësishme ishte që u kompletua me fitore. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Që kur luaja në rrugë mendja ime ishte tek Kombëtarja”, shprehet Cake.

Një performacë mjaftë e mirë dhe një sinjal i qartë për trajnerin Sylvinho, i cili duket se tani ka një “armë” shtesë në repartin e prapavijës. Vetë braziliani është shprehur i kënaqur me Caken dhe me lojtarët e rinj që aktivizoi në këtë miqësore. Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares do të jenë në muajin nëntor ndaj Andorrës dhe Anglisë, ku pritet të vendoset gjithçka për pjesën e kualifikimit.

Klisman Cake: “Që kur luaja në rrugë mendoja për Kombëtaren”
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *