Gazetari i njohur, Alban Dudushi, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për herë të parë për problemet me shëndetin. Gjatë bisedës në studio, Dudushi ka treguar se ka kaluar një moment të vështirë, duke shtuar se ajo çfarë kaloi e bëri të reflektonte. Ai theksoi se tashmë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Lexoni më shumë në këtë link.
Alban Dudushi foli gjithashtu për jetën e tij personale, përfshirë marrëdhënien me partneren e tij, Bieta Sulo. Ai zbuloi se gjatë kohës që punonin bashkë debatonin shumë me njëri-tjetrin, teksa shtoi se kush nga ata të dy është më kokëfortë.
Kishim shumë debate kur punonim bashkë. Gjatë kohës së emisionit, debate në lidhje me të ftuarit, temën, si duhej trajtuar tema. Kur shkonim në shtëpi harrohej ai muhabet. Debati ka rezultuar që ka pasur Bieta më shumë të drejtë, por edhe unë.
Ti do thuash a ka pasur më shumë të drejtë Bieta? Ne jemi qenie bazike, ju jeni 2.0. Kam një mikeshë që thotë që ju kur përplaseni bëni xixa, tani është Bieta më kokëfortë.
Ne jemi të lumtur me njëri-tjetrin sepse edhe zihemi shumë. Bieta e ka maninë e perfeksionit. I vetmi njeri që Bieta nuk i bërtet në shtëpi për rrëmujën është djali, Kroi.




