Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ish-deputeti Danush Ademi nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve në Ferizaj, njëherësh kandidati për asamble komunale, është sulmuar në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për portalin rtv21.tv se Ademi është sulmuar pas një mosmarrëveshjeje verbale.

“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër, ankuesin – mashkull kosovar”, ka thënë Veseli për rtv21.tv.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “sulm“./21Media

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *