Dogana ndalon mallra kozmetike e farmaceutike në vlerë mbi 3 mijë euro në Vërmicë

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vermicë, oficerët doganorë në një automjet kanë zbuluar produkte kozmetike dhe farmaceutike të padeklaruara.

Shuma totale e mallrave të ndaluar sipas Doganës arrin vlerën prej rreth 3300 eurosh.

Mallrat janë zbuluar pasi që automjeti është ndalur për kontroll të detajuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, pas tentativës për shmangie të pikës së kontrollit.

Sipas njoftimit në momentin e ndalimit, personi kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit thuhet se janë zbuluar mallra të padeklaruara, të ndara në disa pako pa fatura dhe dokumentacion përkatës.

“Mallrat e padeklaruara përfshijnë produkte kozmetike dhe estetike, si dhe produkte farmaceutike si: Kremra për kujdes të lëkurës, serume, peeling dhe tonera, solucione për trajtime dermo-estetike, filler për buzë dhe fytyrë, pajisje për microneedling dhe derma roller, vitamina dhe suplemente (Vitamin D3, Devit, Feroven), solucione injektuese të ndryshme, produkte për trajtim të flokëve”, thuhet në njoftim.

Ndaj palës thuhet se është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas nenit 244 te Kodit doganor dhe të Akcizës së Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejme.

Dogana ndalon mallra kozmetike e farmaceutike në vlerë mbi 3 mijë euro në Vërmicë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *