Portieri i Serbisë, Djordje Petrovic ka folur pas humbjes 0-1 përballë Kombëtares shqiptare. Edhe pse goli i Manajt i shkaktoi humbjen, “gardiani” serb është shprehur se lushnjari shënoi një gol tepër të bukur dhe të vështirë.
“Sigurisht që jemi të zhgënjyer me rezultatin. Meritonim më shumë. Varet nga ne, që të mbajmë kokën lart. Kemi edhe tre ndeshje të tjera. Ndoshta meritonim më shumë. Patëm më shumë shanse.
Manaj? Mendoj se ai shënoi vërtet një gol të bukur. Nuk është e lehtë të shënon një gol midis disa lojtarëve. Ai kapi topin me volej. Goditja e Bajramit në fund? Nuk kisha asgjë për të humbur”, tha portieri serb Petrovic.