Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Nga sot, qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë elektrike përmes platformës eKosova, tek Shërbimet – Grante dhe Subvencione.

Aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike përfshinë peridhën e vitit 2025 – 2026.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin 2025.

“Megjithatë, nëse keni ndryshuar ndonjë informacion, si numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehësori elektrik, ato mund t’i përditësoni lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet dhe më pas duke klikuar “Apliko””, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Financave, ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme gjatë stinës së dimrit për të lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.

Kriteret kryesore të përfitimit: Shtetas të Republikës së Kosovës, të ardhura deri në 150 euro për anëtar, pasuri të paluajtshme deri në 100,000 euro.

Më tej thuhet se subvencioni realizohet sipas formulës së përllogaritjes e cila është e bazuar në të ardhurat mesatare të familjes dhe lartësisë faturës së energjisë elektrike për muajin përkatës.

Aplikimi mbetet i hapur për 6 muaj, por ftohen të gjithë aplikuesit e rinj dhe ata të vitit të kaluar që kanë ndryshime në të dhënat e tyre që të aplikojnë në muajin tetor pasi pagesat në mënyrë retroaktive nuk do të realizohen.

Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *