Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit, uroi kundërkandidatin e tij dhe njëherësh fitues të këtyre zgjedhjeve për fitoren.
Ai falënderoi qytetarët e Drenasit duke thënë se e respekton votën e tyre.
“Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort. Ju falënderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar te unë, ekipi dhe vizioni ynë. Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj”, shkroi ai.
“Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese. Ju faleminderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve”, përfundoi Hajdari./21Media