Futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku pranë martesës me modelen e njohur?

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, prej muajsh janë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë. Dyshja kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave. Çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Vesa përmes një postimi të fundit në “Instastory”, ku ajo ka shpërndarë një video trend nga “TikTok” me mbishkrimin: “Më falni mami dhe babi, diploma ime u bë dekor… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua”.

Madje në postimin e fundit, Vesa e quan burri im Mirlindin, duke na zbuluar edhe planet që mund të kenë. Rreth 6 muaj më parë, shumë pak nga nisja e këtij raporti, çifti i dha fund lidhjes së tyre. Muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private.

Futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku pranë martesës me modelen e njohur?
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *