Dy persona të lënduar nga aksidenti në Peran të Podujevës

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Peran të Podujevës
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *