Aliu–Drexler: Me Gjermaninë kemi bashkëpunim tradicionalisht të suksesshëm, falënderim i veçantë për mbështetjen në trajtimin e të lënduarve të Koçanit

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, ku u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme për sistemin shëndetësor.

“Me Republikën Federale të Gjermanisë dhe me ambasadoren Drexler kemi një bashkëpunim tradicionalisht të suksesshëm, dhe në këtë rast veçanërisht e theksova mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha për trajtimin e të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan”.

“Gjatë takimit tonë të përbashkët, diskutuam edhe për pesë shtyllat mbi të cilat i kemi bazuar reformat në sektorin shëndetësor, me theks të veçantë në digjitalizimin dhe përvojat e vendeve të huaja në këtë drejtim”, theksoi ministri Aliu.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes një memorandumi të përbashkët dhe krijimit të grupeve të punës midis ministrive të shëndetësisë të të dyja vendeve.

Aliu–Drexler: Me Gjermaninë kemi bashkëpunim tradicionalisht të suksesshëm, falënderim i veçantë për mbështetjen në trajtimin e të lënduarve të Koçanit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *