Kandidati i LVV-së për komunën e Kamenicës, Kadri Rahimaj pas votimit për RTV21 tha se në këtë komunë në asnjë lloj të zgjedhjeve nuk ka pasur probleme të theksuar, përpos atyre teknike.
“Në Kamenicë në asnjë parë zgjedhje nuk ka pasë ndonjë problem të theksuar, përveç atyre atyre teknike që mund të jenë normale dhe të sanueshme. E dyta që është shumë e rëndësishme sot le të themi sot ditët më të rëndësishme në demokraci dhe qytetarët në votën e tyre do të marrin një vendim shumë të rëndësishëm për këto katër vite që na presin”, tha ai.
Ai ndër të tjera iu bëri thirrje qytetarëve të Kamenicës që të shfrytëzojnë drejtën e votimit. /21Media




