Policia po trajton tri raste për fotografim të votës, nuk ka të arrestuar

featured
Press Online
12 Tetor 2025, 13:53

Policia e Kosovës është duke trajtuar tri raste për fotografim të votës në rajonin e Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter