Ilir Meta po shkruan një libër/ ‘Do të trondisë politikën shqiptare…’

featured
Press Online
11 Tetor 2025, 01:09

Avokati i Metës është shprehur se ish-Presidenti i vendit po shkruan një libër, i cili sipas tij, do të trondisë politikën shqiptare.

 “Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Meta po hedh kujtimet e veta, veprimtarinë e tij politik në një libër. Zoti Meta do jetë Konti Monte Kristo i politikës shqiptare”, shtoi avokati në një prenoncim për Top News.

Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024, ndërsa deklaron se arrestimi i tij është i padrejtë dhe kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter