Sukses i madh, Mira Murati zbulon aplikacionin e parë të saj me inteligjencë artificiale!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Startupi Thinking Machines Lab i ish-drejtoreshës teknike të OpenAI, Mira Murati, ka zbuluar produktin e tij të parë: Tinker, një API për rregullimin e modeleve të Al. Tinker u mundëson studiuesve të Al dhe sigurisë të rregullojnë modelet e mëdha gjuhësore, duke i lejuar ata të eksperimentojnë me algoritmet dhe të dhënat duke përdorur Python. “Tinker do ta bëjë shumë më të lehtë për studiuesit, zhvilluesit dhe krijuesit e zakonshëm të punojnë me modelet më të avancuara në botë”-tha Murati. Mjeti i ri u lejon përdoruesve të personalizojnë modele ekzistuese si LLaMA (nga Meta) dhe Qwen (nga Alibaba), për t’i trajnuar që të zgjidhin detyra specifike si ndihmë ligjore, shkrim kodi, përkthim, ose madje edhe analiza mjekësore.

“Tinker përparon misionin tonë për t’u mundësuar më shumë njerëzve të bëjnë kërkime mbi modelet e përparuara dhe t’i përshtatin ato sipas nevojave të tyre”, deklaroi Thinking Machines Lab. Pra, Tinker automatizon procesin kompleks të krijimit të modeleve të Al, duke e bërë të mundur për këdo që të ndërtojë dhe përshtatë modele të avancuara, pa pasur nevojë për superkompjutera apo ekipe të mëdha teknike.

Ekipet në Universitetin e Princetonit, Universitetin e Stanfordit, Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe organizatën jofitimprurëse të sigurisë së Al Redwood Research kanë përfunduar tashmë projekte duke përdorur Tinker. Murati themeloi Thinking Machines Lab në shkurt 2025. Thinking Machines Lab, startup-i shumë i përfolur i Inteligjencës Artificiale, i themeluar në fillim të këtij viti nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka shpenzuar shumë para për talentet teknike përpara se të lançojë ndonjë produkt.

TML po u paguan dy anëtarëve të stafit të saj teknik 450,000 dollarë pagë, ndërsa një tjetër po merr 500,000 dollarë, sipas të dhënave të punësimit të marra nga Business Insider. Ndërsa një punonjës i katërt, i listuar si “bashkëthemelues/specialist i të mësuarit automatik”, merr 450,000 dollarë në vit. Të dhënat vijnë nga dosjet federale që kompanitë duhet të bëjnë kur punësojnë një banor jo-amerikan me një vizë H-1B, e cila u lejon atyre të punësojnë 85,000 punëtorë të specializuar përmes një lotarie vjetore.

Sukses i madh, Mira Murati zbulon aplikacionin e parë të saj me inteligjencë artificiale!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *