Të paktën 8 persona humbën jetën, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave.
Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit.
Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën, ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme.
Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në Thai Nguyen, dhe tre komuna dhe 1.034 familje në Lang Son. Ndërkohë janë përmbytur dhe dëmtuar rreth 15 mijë hektarë me oriz dhe të mbjella.
Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinh ka ndarë 140 miliardë VND (5.3 milionë dollarë) nga fondi i emergjencës i buxhetit qendror të vitit 2025 për të ndihmuar katër provincat veriore të prekura nga përmbytjet.