Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në të njëjtën ditë që presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi Turqinë dhe Presidentin turk Erdogan për udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiq po sulmon pa turp Turqinë, një vend që, si anëtar i NATO-s, po na ndihmon të mbrojmë paqen.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani tha se Vuçiq po e sulmon pa turp Turqinë, një vend që, si shtet anëtar i NATO-s, po ndihmon të mbrojmë paqen.
“Jam krenar që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdogan, një njeri i fjalës, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë popujt e rajonit tonë, dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjes. Vuçiq, ndërkohë, duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia, njësoj siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të punojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai shtyn përpara bashkëpunimin në mbrojtje me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka shkruar presidentja Osmani.
Osmani tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse bazuar në standardet e NATO-s, duke siguruar paqen dhe stabilitetin për popullin tonë dhe duke kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë kolektive.
“Vuçiq duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por mesa duket, për mendjen e tij hegjemoniste që është e ngujuar në të kaluarën dhe vazhdimisht e fiksuar me ngacmimin e të tjerëve, një maturi e tillë duket shumë e paarritshme”, tha ajo.
“Faleminderit President Erdogan dhe popullit vëlla të Turqisë, që na ndihmoni në mbrojtjen e paqes dhe që gjithmonë keni qëndruar në krah të popullit të Kosovës. Lidhja jonë e fortë qoftë e përhershme”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
On the same day that President Trump praised Türkiye and President Erdoğan for their outstanding leadership in promoting global peace and security, Vucic is shamelessly attacking Türkiye, a country who, as a NATO member state, is helping us defend peace.
I am proud to have…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 8, 2025