Ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar njëri nga të lënduarit në një vetaksident që kishte ndodhur në fshatin Breskoc të Gjakovës më 24 shtator.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se për vdekjen e viktimës janë njoftuar të mërkurën ngë QKUK.
“Më datën 24.09.2025, në fshatin Brekoc-Gjakovë, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në një vetaksident, tre persona u dërguan për trajtim mjekësor. Sot jemi njoftuar nga QKUK se njëri nga të lënduarit, i cili ishte duke u trajtuar atje, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj. /21Media