Kandidati i Guxo për Lipjanin: Sektorit të arsimit i duhet një ristrukturim i ri

featured
Press Online
08 Tetor 2025, 17:48

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga Guxo, Ardian Bytyqi, në debatin zgjedhor të RTV21 ka treguar disa nga pikat e programit të tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

“Programi jonë për qeverisjen 4 vjeqare në Lipjan është i ndarë në katër shtylla dhe në programin special për gratë, arsimi, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia janë shtyllat që ne i kemi parë”, tha ai.

Bytyqi tha se në këtë komunë, shkollat kanë nevojë për ristrukturim.

“Arsimit në Lipjan i duhet një ristrukturim i ri, përshkak se një pjesë e shkollave janë të vjetëruara”, deklaroi ai.

Ai tha se në këtë shkollat e kësaj komune duhet të zgjidhet problemi i ngrohjes në shkolla, ku shtoi se ka shkolla të cilat funksionojnë me stufa. /21Media

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter