Tesla Model Y Performance një ‘raketë’! Ja çfarë duhet të dini ju për të…

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Tesla prezantoi Model  Y Performance  – dhe pyetja që lind është: a është kjo thjesht një makinë familjare apo një raketë?

Që nga koha e Roadster-it në 2008, Tesla e ka pasur fiksimin me performancën. Edhe Model S, X e 3 kanë pasur versionet e tyre “Performance”, por Model Y është special sepse është makina më e shitur në botë… pra edhe babi që shkon për të blerë bukën, mund të bëjë 0-100 km/h më shpejt se një Ferrari.

Versioni i ri sjell shumë “fine tuning”: fasada të ridizejnuara për aerodinamikë, fletë karboni, disqe 21” Arachnid 2.0, frenat e kuqe që duket sikur ulërasin “mos më ngacmo”, plus interior me fibër karboni dhe sedilje sportive. Nga jashtë duket më “bad boy”, nga brenda më premium.

Por le të flasim për numrat: 460 kuaj fuqi, 0–100 km/h për 3.3 sekonda dhe shpejtësi maksimale 250 km/h. Për një SUV familjare, kjo është thjesht çmenduri. Megjithatë, nuk është vetëm shpejtësi – me bateri të reja më efikase arrin rreth 580 km (WLTP), pra edhe udhëtimi Tiranë–Janinë bëhet pa ankth për karikim.

Armotizatorët adaptiv janë “the real deal”: e butë për rrugë të përditshme, sportive kur do të provosh pistën e Kartodromit. Tesla e ka testuar edhe në Nürburgring, që do të thotë – edhe nëse fëmijët në sediljen e pasme s’e kuptojnë, ti je duke drejtuar një SUV që është kalibruar në një nga pistat më të famshme të botës.

Pra, a është shumë për një familje? Ndoshta po. Por a do të qeshësh sa herë shkel gazin? Absolutisht.

Tesla Model Y Performance një ‘raketë’! Ja çfarë duhet të dini ju për të…
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *