Xheneta Fetahu i thotë “jo” propozimit për martesë? Pse?

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Xheneta Fetahu ka treguar një moment të papritur nga jeta e saj personale, duke rrëfyer se ka marrë një propozim për martesë, të cilin vendosi ta refuzojë.

E ftuar në emisionin “Trotuar”, moderatorja solli në studio edhe unazën e famshme që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke ndarë për herë të parë arsyen pse nuk e pranoi propozimin.

Nuk ka qenë çështje guri, por personi

-u shpreh ajo, duke shtuar se vendimi i saj nuk kishte të bënte me vlerën materiale të unazës.

Gjatë bisedës me moderatoren Nevina Shtylla dhe të ftuarit e tjerë, Xheneta u shpreh hapur për situatën.

Nevina i tha me humor se nuk e kishte parë unazën në dorën e saj, duke nënkuptuar se përgjigjja kishte qenë “jo”.

Fetahu e konfirmoi, duke shtuar:

Po, i kam thënë jo. Nuk ka rëndësi madhësia e gurit, por kush ta jep. Unë kam edhe gishtat e vegjël, kështu që një gur shumë i madh nuk do të më shkonte.

Ajo sqaroi se unaza nuk ishte dhuratë nga partneri i saj aktual.

Po të kishte qenë nga i dashuri im, përgjigjja do të kishte qenë ‘po’

-tha Xheneta, duke theksuar se ndjenjat e saj ishin vendimtare në këtë zgjedhje.

Deklarata e saj ndezi diskutime në studio, ku mes batutave dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, Fetahu la të kuptohej se vendimi për të refuzuar propozimin ishte i menduar dhe i lidhur me personin, e jo me simbolin e martesës.

Ky rrëfim ka zgjuar kureshtje tek publiku, duke e rikthyer edhe njëherë Xhenetën në qendër të vëmendjes për sinqeritetin dhe natyrën e saj të drejtpërdrejtë.

Xheneta Fetahu i thotë “jo” propozimit për martesë? Pse?
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *