E bullizonin bashkëmoshatarët, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit ku banonte!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës, ku një vajzë 14-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e vajzës ka deklaruar se vajza është detyruar të ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e bullizimit të vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdiste vajzat. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që ‘mamin ta morën në polici, jeni fshatarë’. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, është shprehur nëna e vajzës së mitur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po verifikon rrethanat që çuan në këtë akt. Në fokus pritet të jetë edhe trajtimi psikologjik i të miturës si dhe shqyrtimi i pretendimeve të nënës për bullizim.

E bullizonin bashkëmoshatarët, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit ku banonte!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *