Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në hapjen e samitit të Brdo Brionit ka thënë se Shqipëria e vlerëson forcimin e kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal.
Ai shtoi se temat që do të diskutohen janë lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian.
“Sot Shqipëria mikpret samitin e procesit të Brdo Brionit, së bashku më Slloveninë, Kroacinë si bashkë kryesues të presidencës së procesit të Brdo Brionit, ne vlerësojmë forëcimin e rolit të kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal. Tema që do të diskutohen lidhur me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian, rininë dhe hartimin e politikave të përmbajtjes së e fuqisë të kualifikuar puntore sidomos të rinisë në vendet tona. Shqipëria mbështet dialogun rajonal me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë progresin e arritur në këto drejtime për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrument kryesor i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe duhet të vazhdojmë të shkëmbejmë eksperiencat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme nga ky proces i Brdo Brionit”, tha Begaj. /21Media


