Mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 09:00)
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës organizon ngjarjen tradicionale “Dita e Arkitektit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30-15:00)
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, do të prezantojë njërën nga pikat e programit në një konferencë për media. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00).
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll Franco Foda mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00)
Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje. (Kampi Nacional i FFK-së Hajvali, stadiumi kryesor, ora 17:00)
Kombëtarja e Kosovës U-21 mban stërvitje. (Kampi Nacional i FFK-së Hajvali, fusha me bari artificial, ora 16:00)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me temë “Biblioteka mes traditës dhe inovacioni”. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Holli kryesor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, ora 17:00-19:30)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca. (Shkolla Fillore “Ramiz Çokli” Shtërpcë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Parku “Xhevat Kasapi”, Rahovec, ora 18:20)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, Suharekë, ora 19:40)