U lirua nga paraburgimi, reperi Buta ka një lajm!

featured
Press Online
03 Tetor 2025, 01:33

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, dje u lirua nga paraburgimi ku po qëndronte pas arrestimit më 11 shtator, nën dyshimet për posedim të lëndëve narkotike. Lirimi i tij u bë efektiv me vendim gjykate që i caktoi masën e arrestit të shtëpisë për 20 ditë, duke i mundësuar të kthehet pranë familjes.

Në imazhet e para të shpërndara me kthimin në shtëpi, artisti u shfaq duke përqafuar vajzën e vogël, një moment që e ndau me ndjekësit në rrjete sociale. Në gjykatën e Ferizajt në Kosovë, Buta rrëfeu detaje në lidhje me jetën personale e tregoi se po kujdeset për nënën 63-vjeçare, vajzën dhe gruan. Më tej, reperi solli një tjetër lajm për fansat kur përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se është duke xhiruar videoklipin e ri. Njoftimin e shoqëroi me fjalët: “Së shpejti”.

Ky rikthim shënon një hap të rëndësishëm për Butën, i cili përveçse me çështje ligjore, përballet edhe me pritshmëritë e publikut për projektet e ardhshme muzikore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter