Livramento ka një lëndim serioz, do të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë

featured
Press Online
03 Tetor 2025, 10:55

Mbrojtësi i Newcastle United, Valentino Livramento, do të mungojë për 6-8 javë për shkak të një lëndimi në ligamentet e gjurit, raporton Sky Sports.

Anglezi 22-vjeçar nuk pësoi një këputje të ligamenteve, por dëmtimi konsiderohet serioz, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai pësoi dëmtimin në humbjen 1-2 ndaj Arsenalit në raundin e 6-të të Premier Ligës dhe u zëvendësua në minutën e 77-të.

Livramento bëri tetë paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2025/26, duke kontribuar me një asist. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

/GazetaBlic Sport/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter