“Kur nuk punon më sistemi i ‘check-in’-it…”/Çfarë ndodhi këtë javë e zbuloni në “Top Tech”!

featured
Press Online
02 Tetor 2025, 01:49

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Cyberattack

Këtë javë, Europa nuk pati vonesat e zakonshme të avionëve për shkak të motit – por për shkak të një cyberattack. Po flasim për Heathrow në Londër, Bruksel e Berlin, ku qindra fluturime u vonuan pasi sistemi i check-in-it u prish. Linjat ajrore u kthyen në check-in manual me letra e lapsa, si në vitet ’90. Po mirë tani unë paguaj 500 euro për biletë, dhe prapë emrin ta shkruajnë me stilolaps.

Sipas Flightradar24, vetëm në Heathrow pati mbi 130 fluturime të vonuara të dielën paradite dhe dhjetëra të anuluara. Aeroportet i këshilluan udhëtarët të shkojnë tre orë më herët për fluturime të gjata. Për ne shqiptarët kjo s’është problem – se shkojmë gjithsesi pesë orë para, mos na ikë avioni…se kushedi ç’ndodh në autostradë.

Por nuk mbaroi me kaq. Jaguar Land Rover njoftoi një tjetër sulm kibernetik, këtë herë në fabrikat e tyre. Sistemet u bllokuan, linjat e prodhimit u ndalën, dhe – siç duket – u vodhën të dhëna “të papërcaktuara”. Mund të jenë të punonjësve, mund të jenë të klientëve. Pra nëse ke porositur një Range Rover të ri dhe s’po vjen, ndoshta nuk është faji i doganës këtë herë.

Pyetja është – kush është më i rrezikuar, check-in-i i aeroportit apo Range Rover-i yt i ri që s’ka dalë akoma fabrika?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter