Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori. Në 100 gramë bizele gjenden 81 kalori.
Ato janë burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.
Nëse e kombinoni lëngun e tyre me spinaq, mollë dhe kastravec ju do të përfitoni lëng detoks për trupin tuaj.
Lëngu ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës, shkruan familajone. Kombinimi i ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimin e mëlçisë dhe hidratimin e trupit.
1 grusht bizele
1 mollë e gjelbër e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat
Gjysmë kastraveci
Me shtrydhëse përzijini të gjitha frutat dhe perimet, duke ja shtuar edhe kripën dhe mund ta konsumoni menjëherë.
Mund ta pini rregullisht për 3 ditë nëse doni pastrim të thellë të organizmit nga toksinat që mund të sjellin edhe sëmundje serioze.


