Gushti rezultoi muaj i favorshëm për fondet e hapura investuese në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar rritje të prurjeve dhe ulje të tërheqjeve, informon PressOnline.al
Në fund të muajit, vlera neto e fondeve arriti në 26,7 miliardë denarë, që korrespondon me 434,1 milionë euro, ose një rritje prej 4,32% krahasuar me korrikun.
Sipas të dhënave të Komisionit për Letrat me Vlerë, gjatë gushtit janë realizuar prurje në vlerë prej 1,8 miliardë denarë (29,5 milionë euro), që paraqet një rritje mujore prej 12,9%.
Në të njëjtën kohë, tërheqjet kanë shënuar rënie prej 10,54%, duke u regjistruar në 15,1 milionë euro.
Këto lëvizje sollën një bilanc pozitiv neto prej 14,4 milionë euro, duke reflektuar interesin e shtuar të investitorëve dhe një ecuri të qëndrueshme në tregun e fondeve investuese.(PressOnline.al)


