E pazakontë! Ujku sulmon vajzën 5-vjeçare në Greqi

featured
Press Online
15 Shtator 2025, 18:21

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë. Një vajzë e vogël, rreth 5 vjeç është sulmuar nga një ujk.

Siç shkruajnë mediat greke, 5-vjeçarja me origjinë nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur ujku e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmuan ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën. E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter