“Shkupi sot përballet me kërcënimin e ekocidit për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së dhe kryetarëve të bashkive të tyre. Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE u premtuan banorëve të Shkupit një zgjidhje për problemin e deponive. Çfarë kemi fituar pas katër vitesh? Një katastrofë elementare po i ndodh Shkupit me VMRO-DPMNE-në”, thonë nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.
“Në “Vardarishtë” një deponi kancerogjene digjet çdo ditë. Qindra mijëra banorë të Shkupit thithin helm, ndërsa Mickoski dhe Orce Gjorgjievski heshtin pa turp dhe nuk bëjnë asgjë. Tymi nga deponitë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve dhe konfirmim i paaftësisë së VMRO-DPMNE-së. Asnjë premtim për deponinë “Vardarishtë” nuk është përmbushur. Asnjë premtim për “Drislën” nuk është përmbushur. Në vend të një qendre moderne për menaxhimin e mbeturinave, “Drisla” po bëhet përsëri një njollë e zezë dhe një burim ndotjeje për të gjithë qytetin. Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë simbol i neglizhencës dhe shkatërrimit të Shkupit. Në vend të zgjidhjeve, ata i sollën qytetit një katastrofë ekologjike”, shtoi partia opozitare. (SP)


