Ndryshe, Rama, më 3 shkurt, kishte dërguar kërkesën në Kushtetuese duke e konsideruar të paligjshme rregulloren e dhjetorit, e cila i jep Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” të drejtën për inkasimin e faturave dhe grumbullimin e mbeturinave në territorin e Prishtinës.

Ndërkohë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vlerësuar se rregullorja është e ligjshme, ndërsa Gjykata Supreme ka obliguar Komunën e Prishtinës që t’i kthejë kompanisë “Pastrimi” paratë e inkasuara për një periudhë gjashtëmujore nga faturimi i mbeturinave. /Telegrafi/