Kandidati i AKI-së për kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, premtoi se pas zgjedhjeve lokale do t’i ndërtojnë dy çerdhe të reja moderne në Çair. Ai bëri të ditur se për fëmijët të cilët vijnë nga familja të cenueshme qëndrimi do të jetë falas. Osmani tha se poashtu do të ketë edhe kontrolle oftamologjike për nxënësit e klasës së parë, si dhe edukim për kujdesin e shëndetit, qëndrimin e trupit dhe parandalimin e deformimeve të shtyllës kurrizore.
“Do ndërtojmë dy çerdhe të reja ultramoderne që janë pjesë e projektit që do ta prezantojë arkitekti më i njohur botëror Michel Rojkind. Me konceptin më bashkëkohor me hapësira shtesë dhe zgjidhje inovative, këto çerdhe do të jenë simboli i Çairit të ri, vendi ku çdo fëmijë do të ketë mundësi për një fëmijëri të lumtur dhe të sigurt, por nuk bëhet fjalë vetëm për mure dhe ndërtesa, do të investojmë në materiale edukative, në kënde lojërash moderne, në kopshte ekologjike në çdo oborr përvojën e parë me natyrën si dhe në programe për përfshirjen e prindërve dhe partneritetin me edukatorët”, theksoi Osmani.
Video nga press konferenca e mbajtur:


