Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me familjen e nderuar Bakiq në lagjen Teneqe Mahallë, ku u shpreh se përkrahja e qytetarëve është garanci për një fitore të madhe, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe.
“Ishe kënaqësi të jem mes njerëzve tanë, në sofrën e tyre, në një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që ka kjo lagje, për projektet që tashmë kemi nisur dhe për ato që do të realizojmë së bashku. Nga infrastruktura, tek shkollat e hapësirat publike – çdo investim ka një qëllim: ta bëjë jetën e qytetarëve më të lehtë, më dinjitoze dhe më të sigurt,” tha Mexhiti.
Ai theksoi se Çairi është i vendosur të ecë përpara dhe se çdo familje e çdo lagje do të jenë pjesë e kësaj fitoreje të përbashkët.


