BDI: A ka pasur më shkurt 2025 në Kumanovë një takim mes Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin për investim serb në Bitolska Banka?

featured
Press Online
04 Shtator 2025, 22:12

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ngritur publikisht pyetjen nëse gjatë muajit shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoiljkoviç, ka ndodhur një takim mes Izet Mexhitit dhe ish-ministrit serb Aleksandar Vulin, ku dyshohet të jetë diskutuar një investim i madh serb në Bitolska Banka. Në kumtesë, BDI thekson se qytetarët kanë të drejtë të informohen për motivet dhe pasojat e një takimi të tillë, duke kërkuar sqarime të menjëhershme nga të përfshirët.

Në vazhdim ua sjellim të plotë kumtesën e plotë të BDI-së:

Në interes të transparencës dhe të drejtës së qytetarëve për informim, ngremë pyetjen për të cilën opinioni publik ka të drejtë të marrë përgjigje:

A ka ndodhur më shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim midis Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar një investim i madh serb në Bitolska Banka?

Nëse këto informacione rezultojnë të sakta, është e domosdoshme që qytetarët të informohen për motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë. Çdo mungesë transparence kur bëhet fjalë për interesa financiare ndërkombëtare ngre dyshime serioze për ndikim dhe varësi politike.

Për këtë arsye, ftojmë publikisht Kryetarin e Kumanovës, Zëvendëskryeministrin Stoilkoviç dhe Izet Mexhitin që të japin shpjegime të qarta dhe të menjëhershme para opinionit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter