Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga Shqipëria dënon aktin ndaj gazetarit Naser Selmani, kërkon zbardhjen e rastit

featured
Press Online
03 Shtator 2025, 19:34

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) nga Shqipëria ka reaguar pas denoncimit të gazetarit Naser Selmani, i cili raportoi se automjeti i tij është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.

Në deklaratën e bërë publike, UGSH shprehet se i bashkohet reagimeve të kolegëve në Maqedoninë e Veriut dhe shpreh shqetësimin për incidentet e përsëritura dhe gjuhën kërcënuese ndaj gazetarëve në vendin fqinj.

“Ky akt i dhunshëm është i papranueshëm dhe duhet të marrë përgjigjen e duhur nga organet e rendit. Kërkojmë nga policia dhe institucionet e hetimit zbardhjen e rastit, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore”, thuhet në reagimin e Unionit.

UGSH thekson se sulmet e tilla nuk janë vetëm kundër një gazetari, por goditje ndaj vetë lirisë së medias dhe demokracisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter