Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MОН) njofton se nga sot nis aplikimi për të përfituar subvencionimin e vakteve për studentët për vitin akademik 2025/2026. Afati për aplikim është deri më 5 shtator 2025, përcjell PressOnline.al.
Subvencioni është 140 denarë në ditë dhe shërben për blerjen e ushqimit nga të hënën deri të shtunën nga subjektet që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim. Pagesa nuk realizohet gjatë pushimeve verore, nga 1 korriku deri më 1 tetor.
Aplikimi bëhet vetëm online përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Të drejtën për të aplikuar e kanë studentët e regjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe në programet e integruara, në universitete publike dhe private në vend. Një nga kushtet është të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të mos kenë të ardhura mbi pagën minimale neto.
Për aplikim është i nevojshëm formulari i plotësuar për subvencionimin e vakteve dhe deklarata për autenticitetin e të dhënave. Dokumentet e tjera, përfshirë ato nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit ose universitetet, sigurohen drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Studentët që kanë pyetje gjatë aplikimit mund të kontaktojnë Sektorin për standardin studentor në adresën: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
(PressOnline.al)


