Çmimi i grurit rritet në 13 denarë për kilogram për shkak të thatësirës dhe blerjes shtetërore

featured
Press Online
03 Shtator 2025, 15:30

Thatësira që ka goditur Ballkanin, por edhe blerja e grurit për rezervat shtetërore, ka ndikuar në rritjen e çmimit të grurit për bukë me një denar për kilogram.

Prej një jave tashmë ka nisur procesi i grumbullimit, ndërsa Zëvendëskryetari i Shoqatës së Bujqërve, Goce Sarafimov, thotë se disa mullinj në terren kanë filluar ta blejnë grurin me 13 denarë për kilogram, aq sa është përcaktuar edhe çmimi për rezervat shtetërore, përcjell PressOnline.al.

Për herë të parë, gruri për rezervat e shtetit po blihet edhe nga bujqit individualë, të cilët mund të dorëzojnë nga 5 deri në 30 tonë.

Sarafimov shpreson që vitin e ardhshëm blerja të nisë më herët, siç është premtuar nga Ministria përkatëse, pasi sipas tij kjo do të ndihmonte që të krijohen kushte më të mira dhe çmime më të favorshme për shitjen e drithërave. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter