Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sonte ishte i pranishëm në ceremoninë solemne kushtuar Ditës Kombëtare të Zvicrës, e cila u mbajt në Rezidencën e Zvicrës.
Me këtë rast, kryetari Limani përcolli urimet e tij të përzemërta për ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Véronique Hulmann, duke e falënderuar për punën e shkëlqyer dhe angazhimin e saj gjatë mandatit diplomatik në Maqedoninë e Veriut.
“Ambasadorja Hulmann mori urimet e mia të përzemërta për një shtet mik si Zvicra dhe një falënderim për punën e shkëlqyer gjatë shërbimit të saj. Faleminderit Zvicër!”, theksoi kryetari Limani.
Në këtë mënyrë, ai vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, duke i dhënë rëndësi bashkëpunimit të ardhshëm mes dy vendeve.


