Bashkëpunimi mes Komunës Qendër dhe Policisë së Trafikut të Shkupit ka rezultuar me sanksionimin e 100 automjeteve të parkuara në mënyrë të papërshtatshme gjatë periudhës 25–31 gusht 2025, përcjell PressOnline.al.
Automjetet u hoqën nga rrugët me ndihmën e automjeteve speciale “Merimanga”, pasi pengonin lëvizjen normale dhe të sigurt të trafikut.
Autoritetet theksojnë se masat do të vazhdojnë të zbatohen rregullisht dhe bëjnë apel tek qytetarët që të respektojnë rregullat e parkimit, duke lënë makinat vetëm në vendet e përcaktuara për parkim. Kjo do të mundësojë lëvizje të sigurt për këmbësorët dhe çiklistët, si dhe për automjetet në rrugë. (PressOnline.al)





